Evropa po hapet dhe qytetarët e saj po shijojnë liritë që humbën gjatë koronavirusit.
Shtrirja e lehtësimit të masave ndryshon nga vendi në vend.
1. Çekët më në fund do të pinë birra, pasi pijetoret u hapën, megjithëse duhet të ruhet distanca sociale dhe të mbahet maskë në vendet e mbyllura. Çekia është vendi me konsumin më të lartë të birrës për frymë në botë. Është vendi më pak i goditur nga koronavirus, por ishte i pari që e bëri maskën në publik të detyrueshme. Nuk është e qartë sesi mund të zbatohet rreptësisht maskimi në ambiente të mbyllura, ndërsa njerëzit janë duke ngrënë dhe pirë.
2. Spanjollët mund të vizitojnë muzetë. Në qytetet e mëdha parqet, muzetë dhe qendrat e tjera kulturore janë duke u rihapur. Disa rajone, po hyjnë në fazën e dytë të lehtësimit, e cila do të shohë mundësitë e rihapjes së plazheve dhe pishinave.
3. Italianët mund të shkojnë për të notuar. Italia po rihap palestrat dhe pishinat, por me rregulla të rrepta higjienike dhe distancimi social.
-Vetëm disa përdorues lejohen të hyjnë në dhomat e ndërrimit njëkohësisht dhe ata duhet të rrinë një metër larg njëri-tjetrit.
-Duhet të përdorin dezinfektues duarsh dhe maska në hyrje të palestrës ose pishinës, informon dritare.net
-Përdoruesit e palestrës të qëndrojnë të paktën 2 metra larg gjatë seancës së ushtrimeve, jo aktivitete në grup, dhe nuk ka nevojë për maskë.
-Sipërfaqja e pishinës, e lejuar për secilin notar është 7 m katror.
Shezlonget duhet të vendosen 1.5 larg njëri-tjetrit dhe instruktorët e notit duhet të vendosin maska.
4. Grekët mund të vizitojnë ishujt. Greqia po hap ishujt e saj të shumtë për turistët vendas, por jo për të huajt. Grekët që kanë shtëpi pushimi në ishuj mund të shkojnë të pushojnë aty, për të ndihmuar kështu dhe ekonominë vendase.
5. Fëmijët polakë tashmë mund të shkojnë në shkollë. Por disa prindër kanë thënë që ata do t'i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi pasi viti shkollor do të përfundojë më 26 qershor dhe ata mendojnë se nuk ia vlen të rrezikohen nga infeksioni për disa javë në klasë. Shkollat fillore dhe universitetet po rihapen pjesërisht./K.C/dritare.net