
Iu rikthye sërish punës në pension, infektohet me koronavirus doktor Kraja
Dritare.net
Dokor Dhimitër Kraja, është një ndër mjekët e dalë në pension, por që iu bashkua kolegëve të tij, për të ndihmuar në këto kohë lufte. Fatkeqësisht, ai është diagnostikuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e shëndetësisë, e cila njofton se gjendja shëndetësore e doktorit, momentalisht është e stabilizuar.
“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!
I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte
Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi”.
Doktor Kraja është babai i dixhejit të njohur Viki Kraja, i cili pak ditë më parë bëri një dedikim në rrjetet e tij sociale, për të atin./L.F-dritare.net

















