Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Italia në krizë për barinj, rekruton punonjës nga Azia!

Italia në krizë për barinj, rekruton punonjës nga Azia!

Teksa numri i emigrantëve po rritet dhe numri i lindjeve po bie, shumë vende po përballen me probleme të theksuara të fuqisë punëtore. Shumë sektorë po braktisen dhe nevoja për punëtorë po bëhet akoma dhe më e madhe. Ishulli i Sardenjës po përballet kohëve të fundit me mungesën e barinjve dhe për këtë arsye ka ndërmarrë hapa për të rekuruar të rinj nga Azia Qendrore.

Popullsia në plakje, niveli i ulët i lindjeve dhe shpopullimi rural nënkuptojnë se Sardenja nuk është në gjendje të gjejë barinj të mjaftueshëm për t'u kujdesur për tufat. Sipas një marrëveshjeje të re, rreth 100 barinj dhe familjet e tyre do të rekrutohen nga Kirgistani, një ish-republikë sovjetike me gjashtë milionë banorë për të shërbyer në 5 stane. Sapo të mbërrijnë në Sardenjë, do t'u jepet një trajnim special.

Ndërmjetësuesit kulturorë do të sigurohen për t'i ndihmuar ata të përshtaten me jetën në ishullin mesdhetar, 4000 milje nga shtëpia, citon The Telegraph.

Marrëveshja u hartua midis Coldiretti, shoqata kombëtare e fermerëve të Italisë dhe ambasadës së Kirgistanit në Romë. Luca Saba, kreu i degës së Coldiretti në Sardenjë, tha: Nuk mund të gjejmë më njerëz të përgatitur për t'iu përkushtuar sektorit. Çmimi i qumështit të deleve është i ulët dhe jo shumë të rinj janë të prirur t'i përkushtohen punës së vetmuar të të qenit bari.

“Në të kaluarën ne rekrutonim nga Shqipëria dhe Rumania, por kushtet e përmirësuara ekonomike në ato vende do të thotë se ato nuk mund të garantojnë më punonjës të rinj,” tha ai.

Ata do të paguhen rreth 1,400 euro në muaj, krahasuar me një pagë mesatare prej 350 dollarë në muaj. Ardhja e tyre synohet si një mënyrë për të ndihmuar në ripopullimin e disa prej fshatrave gjysmë të braktisura./M.K-dritare.net