
Italia me rekord infektimesh, autoritetet apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi sa të mundeni!
Dritare.net
Infeksionet për Covid në Itali janë ende në rritje dhe për herë të parë ato tejkalojnë pragun e 30 mijë rasteve në një ditë. Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka 31,084 raste të reja - ndërsa numri viktimave është 199 në 24 orë, duke e çuar totalin në 38,321.
Sipas sutoriteteve është thelbësore që popullata të shmangë të gjitha rastet e kontaktit me njerëz jashtë shtëpisë së tyre që nuk janë rreptësisht të nevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Është e detyrueshme të adoptohen sjellje rigoroze individuale dhe të respektohen masat sanitare në lidhje me ndarjen dhe përdorimin korrekt të maskave. Përsëritet nevoja për të respektuar masat e rekomanduara nga autoritetet shëndetësore, duke përfshirë masat karantinë të kontakteve të ngushta në rastet e vendosura dhe izolimin e vetë rasteve. Kjo është theksuar nga monitorimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
"Përqindja e pozitiveve në tamponët e kryer tejkalon 10% dhe nuk është një tregues i mirë. Kjo tregon që epidemia është duke galopuar, se virusi po qarkullon shumë shpejt". / I.M-Dritare.net

















