Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Italia mbyll kufijtë deri me 7 shtator!

Italia mbyll kufijtë deri me 7 shtator!

Qeveria e Italisë ka miratuar një dekret të shtunën në mbrëmje, në kuadër të masave anti-Covid, që ka të bëjë me kufijtë.

Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga dhe për në Itali, i atyre vendeve, të cilat janë parashikuar në dekretet e mëparshme.

Saktësisht, nuk do të lejohen që në Itali të hyjnë asnjë person që nuk i përket territorit të BE-së apo zonës Shengenm ku përfshihet dhe Shqipëria.

Janë ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar tranzit në këto 13 vendet: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana. Lejohen të hyjnë në Itali personat që janë shtetas italianë apom që kanë pasaporta italiane, ose leje qëndrimi të gjatë./ I.M-Dritare.net