Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Italia kthehet e gjitha zonë e kuqe!

Italia  kthehet e gjitha zonë e kuqe!

Italia njofton se nga data 15 mars do të shpallë masa të reja shtrënguese. Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit , Italia do të kthehet e gjitha në zonë të kuqe nga 15 marsi deri më 6 prill. Veçanërisht gjatë tri ditëve që festohet Pashka katolike, nga data 3 deri më 5 prill, i gjithë vendi do të jetë në izolim total. Italia është një nga vendet më të goditura nga Covid-19 dhe masat e reja kufizuese që po lajmërohen erdhën si pasojë e shfaqjes së mutacione. Masat nuk do të zbatohen vetëm në Sardenja që për momentin është e vetmja zonë e bardhë në Itali./L.F-dritare.net