Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ishte dita më e rëndësishme për ta/ Jill Biden dha mësim pak orë përpara inaugurimit

Ishte dita më e rëndësishme për ta/ Jill Biden dha

Ajo tani mund të jetë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, por Dr.Jill Biden është para së gjithash, një pedagoge. Ajo ishte e etur të rilidhej me rrënjët e saj në angazhimin e parë zyrtar si Zonjë e Parë, duke marrë pjesë në një takim virtual në Zoom me disa kolegë, për t'i falënderuar ata për punën e tyre gjatë pándemísë dhe në vazhdim. "Nuk mund të prisja një ditë më tepër për ta mbajtur këtë takim, për t'ju thënë faleminderit në emër të të gjithë kombit, për angazhimin tuaj heroik ndaj studentëve gjatë kësaj pándemie.", postoi Biden në Twitter. "Ju keni qenë kaq të fortë dhe ne do t'ju mbështesim sa më shumë.",- tha Jill Biden. "Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë për ne. Nuk është gjithmonë e njohur se sa rëndësi ka puna juaj, por ju po ndryshoni botën.",- u tha Biden të pranishmëve. Gjatë takimit, Zonja e Parë konfirmoi se do të vazhdojë mësimdhënien së bashku me rolin e saj të ri, në Kolegjin e Komunitetit të Veriut në Virxhinia. Biden zbuloi se ajo po jepte mësim disa orë përpara se të fluturonte për në Uashington për inaugurimin presidencial të burrit të saj. /S.F.-dritare.net.