
ISHP: Nënat me koronavirus, mund të ushqejnë fëmijët e tyre me gji!
Dritare.net
Të gjithë nënat që janë me koronavirus, mund të ushqejnë fëmijët e tyre me gji, thotë Instituti i Shëndetit Publik, pasi nuk është konfirmuar se koronavirusi mund të kalojë nga nëna tek foshnja përmes qumështit të gjirit.
Bashkë me këtë rekomandim, ISHP jep edhe disa këshilla higjienike për nënat dhe të gjithë njerëzit.
“ Java Botërore e Ushqyerjes me gji
Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij fëmijët marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.
Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:
????????Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
????????Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
????????Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
????Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura
#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji
UNICEF Albania”-shkruan ISHP./ I.M-Dritare.net

















