
Ishin në gjendje të rënduar, 5 pacientë në Infektiv fitojnë luftën me koronavirusin
E Martë 31 Mars 2020, 20:08
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi, ka shkuar në 52. Pesë pacientë, kanë lënë sonte spitalin e Infektivit.
“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga #COVID-19
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi
Deri tani 52 të shëruar nga #COVID-19”, njoftoi ministrja./.F-dritare.net

















