
Ja fotoja e fundit e Ambasadorit Limprech, 12 minuta përpara vdekjes!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte i ftuar Ilmi Guzia, ish-punonjës sigurie në Ambasadën Amerikane tregoi për momentet e fundit të Ambasadorit Limprecht, i cili ndërroi jetë në Shqipëri gjatë ngjitjes në liqenet e Lurës.
“Kolegu im ka qenë në Lurë ditën e tragjedisë me Ambasadorin Limprecht. Ambasadori vdiq nga infarkti kardiak. Ambasadori ishte diabetik, ne kishim djeni për shëndetin e tij. Ambasadori ecte shumë, por lartësia atje në Lurë i dha një infarkt. Duke u ngjitur në mal për të shkuar te liqenet i ndodhi kjo. Kjo është fotoja e fundit e Ambasadorit Limprecht në Lurë. Në foto Ambasadorin e shoqëronin Nansy Limprecht, drejtori i USAID Haward Sumka, kreu i komunës dhe shoqëruesit e eskortës. Ambasadori Limprecht ka pësuar infarkt 10-12 minuta pasi është bërë kjo foto. Ambasadori dha shpirt në duart e kolegëve, të cilët pësua një shok nga kjo ngjarje. Për të kaluar tronditjen u desh të merrnin më pas trajtim nga psikologët amerikanë.”,u shpreh ai./M.T/dritare.net

















