Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-ministrja Kumbaro rrëfen eksperiencën me kovid: Qetësia psikologjike, çelësi për të përballuar virusin!

Ish-ministrja Kumbaro rrëfen eksperiencën me kovid: Qetësia

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka rrëfyer sot në një intervistë në News 24, eksperiencën e saj me Covid-19. Ashtu sikurse shumë dëshmi të tjera, të personave që e kanë kaluar kovidin, edhe Kumbaro u shpreh se qetësia psikologjike është mjaft e rëndësishme për të përballuar këtë virus.

“Krahasuar me panoramën e përgjithshme, mendoj se mund të quhemi te rastet mesatare. Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Do duhet të merremi me pasojat psikologjike që do i lërë virusi shoqërisë. Ne u karantinuam dy javë në banesë, jo vetëm për protokoll, por edhe fizikisht ishim të pamundur. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi. Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë. Këshillat e mjekut duhen ndjekur, është shumë i domosdoshëm kontakti me mjekun. Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj. Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza” u shpreh ish-ministrja Kumbaro./L.F-dritare.net