Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-konkurrenti i Për'puthen në Dritare Tv: Nuk shkova për dashuri në program, ja e vërteta e skenareve!

Ish-konkurrenti i Për'puthen në Dritare Tv: Nuk shkova për

I ftuar në “U tha, u bë”, me Manjolën dhe Ninin në Dritare tv, ish-konkurrenti i Për'puthen Shkëlqim Bega rrëfeu disa “sekrete” të programit.

Bega tha se arsyeja pse pranoi të ishte pjesë e Për'puthen ishte se kishte shumë dëshirë të njihej, ndonëse është boksier i suksesshëm, ndërsa shtoi se edhe njohja me një nga vajzat nuk përjashtohet.

Ai është bërë pjesë e programit në muajt e fundit, teksa shtoi se fama e këtij lloj programi është afatshkurtër dhe ajo çfarë ka rëndësi është çfarë vërtet mbetet nga individi dhe qenia e tij.

Ai përmendi edhe skenaret, duke vënë theksin te fakti se janë vetë kështu llojet e programeve dhe se konkurrentët janë të vërtetë aty brenda. Por, Bega shtoi se duke i krahasuar vajzat dhe djemtë, këta të fundit janë dhe kanë qenë më të vërtetë se vajzat, të cilat në studio ishin ndryshe nga çfarë shfaqeshin jashtë saj. Teksa moderatorët e pyetën nëse ka patur një konkurrente të preferuar, ai përmendi disa emra, ndërsa tha se ato të cilat i kishte të preferuara, kishin dalë nga programi kur ai u fut brenda tij.

Pyetjes se nëse preferon vajzat shqiptare apo të huaja, ai u përgjigj prerë: shqiptare, sepse është i lidhur me traditat dhe familjen.Në fund ai dha mesazhin se ajo çfarë ka rëndësi vërtet është të mbetemi vetëvetja, sepse në fund të fundit, fama e këtij llloji mbaron shumë shpejt./dritare.net