Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj mbetet jashtë sistemit të drejtësisë

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj mbetet jashtë sistemit të

Ish-gjyqtari, Alaudin Malaj përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vetingut për ish-gjyqtarin. Në korrik të vitit të shkuar, ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke iu shmangur procesit të vetingut. Nisur nga ky fakt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli në shtator pranimin e dorëheqjes dhe ndalimin e Malajt nga emërimi në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Por Malaj u shpreh i pakënaqur nga ky vendim dhe u ankua në KPA, me pretendimin se ka konflikt interesi të dy anëtareve të trupës gjykuese të KPK-së që vendosi pranimin e dorëheqjes. Po ashtu pretendoi se ishte nën përndjekje nga segmente të politikës dhe të policisë së shtetit. Por të gjitha këto pretendime u rrëzuan nga KPA-ja./K.C/dritare.net