Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-anëtarët e LSI në Vlorë, i bashkohen PS/ Gjiknuri: Arsyeja, bilanci i punëve të mira!

Ish-anëtarët e LSI në Vlorë, i bashkohen PS/ Gjiknuri:

Një grup ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë larguar dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës. Lajmin është bërë i ditur nga Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS-së për qytetin e Vlorës. i cili përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se bilanci i punëve të mira të bëra dhe projektet në zhvillim janë arsye që çdo qytetar i qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e PS-së.

Një tjetër grup i gjerë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 prill, çdo qytetar i qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës”, ka shkruar Gjiknuri./M.M-dritare.net