
Isabel Allende: Kamala Harris, do të fuqizojë gratë!
Dritare.net
Isabel Allende në një intervistë për mediat italiane, është shprehur se krizat ekonomike sikurse ata politike, cenojnë të drejtat e grave, duke bërë sërish hapa pas pavarësisht përpjekjeve që po bëhet çdo ditë për to.
"Kërkimi për modele të reja -thotë një nga shkrimtarët më të shitura dhe më të vlerësuara në botë -kalon përmes grave dhe veçanërisht të rinjve që do të trashëgojnë këtë planet dhe këtë shoqëri. Ata kanë krijuar mënyra të reja për të imagjinuar të ardhmen".
Çfarë mendon ajo për Kamala Harris, të parën grua zëvendëspresidente të SHBA!
Për shumë vite shkrimtarja ka jetuar në Kaliforni, shteti nga vjen Kamala.
“Kamala përfaqëson jo vetëm gratë, por edhe njerëzit me ngjyrë dhe të rinjtë. Shumë nga anëtarët e kabinetit të Biden, janë gra. Kjo do të ndihmojë në fuqizimin e grave, padyshim”.
Kush paguan jep urdhra!
"Gjyshi im thoshte se kush paguan jep urdhra: ky ishte parimi i parë mbi të cilin mbështetej feminizmi im fillestar. Të drejtat dhe pavarësia ekonomike janë shumë të lidhura, veçanërisht në rastin e grave. Kur dolën në rrugë dhe zunë vendet e para të punës, duke filluar të kontrollojnë jetën e tyre dhe të ardhurat e tyre, atëherë filloi feminizmi i vërtetë"./L.F-dritare.net

















