Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Irena Gjoka caktohet si gjyqtare për seancën paraprake të dosjes Meta!

Irena Gjoka caktohet si gjyqtare për seancën paraprake të dosjes

Irena Gjoka do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen Meta, e cila kaloi në GJKKO më 29 gusht.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.

Dosja Meta përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, e cila ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës, duke e cilësuar si delinkuente dhe kriminele.

Ish-Presidenti Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie./E.P-dritare.net