Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Testimi për antitrupat Sars-Cov-2 totale ( igg+ igm) nga Intermedica, me dy metoda, me dy kompani

Testimi për antitrupat Sars-Cov-2 totale ( igg+ igm) nga Intermedica, me dy

Laboratori Intermedica filloi testimin për antitrupat anti-Sars-Cov-2, totale ( IgG + IgM). Metoda e përdorur është ECLIA dhe testimi kryhet me analizatorë automatikë të Kompanisë Roche. Analiza i ka të përfshira të dyja fraksionet IgM dhe IgG. Çmimi i analizës është 4000 lekë për të dyja fraksionet. Për të gjitha rastet pozitive ose te dyshimta Laboratori Intermedica kryen konfirmimin e tyre duke analizuar antitrupat me një metodë të dytë dhe kompani të dytë, me metodën ELISA, me analizator të Kompanisë Euroimmun. Ky analizim konfirmon pozitivitetin direkt të IgG ose indirekt të IgM. Konfirmimi bëhet pa asnjë kosto shtesë. Pra, çmimi ngelet 4000 lekë.

Testimi për antitrupat Sars-Cov-2 totale ( igg+ igm) nga Intermedica, me dy

Laboratori Intermedica është i vetmi laborator në Shqipëri, që kryen konfirmimin e rezultatit me dy metoda të ndryshme dhe me dy kompani të ndryshme. Vlen të theksohet se Metoda ELISA dhe konkretisht e kompanisë EUROIMMUN, për analizimin e antitrupave AntiSARS CoV-2 është quajtur “Golden Standard” dhe shpesh rezultatet e kompanisë Euroimmun shërbejnë dhe si rezultate krahasuese referente nga kompani të tjera për të marrë certifikatën nga FDA Amerikane.

Marrja e mostrave bëhet në të gjitha filialet e saj në Tiranë. Ju mirepresim
Tel. 042 200600/dritare.net