Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Intemedica ofron falas, analizat për pacientët e shtruar në Sanatorium

Intemedica ofron falas, analizat për pacientët e shtruar në

Koronavirus përveç frikës, vdekjes, ngujimit dhe shtetrrethimit ka sjellë dhe solidariet e akte të mira . Njëra prej të cilave është oferta që laboratoret Intermedica në Shqipëri, unike në shërbim dhe cilësi i ofruan sot paciantëve të shtruar në Sanatorium analiza falas. Kjo nëpërmjet një letre që Doktor. Vasil LLajo i ka shkruar kryeministrit.

Intemedica ofron falas, analizat për pacientët e shtruar në

Letra e plotë:

I nderuar Z.Kryeminister.

E nderuar Zj. Ministre e Shendetsise.

Per dijeni: Prof . Pellumb Pipero ,Prof . Tritan Kalo ( si shok te mij të klasës ne Fakultetin e Mjekesise) prane Spitalit Infektiv dhe Prof. Perlat Kapisyzi , prane Spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tirane.

Jemi perpara nje beteje te veshtire me koronavirusin , nje armik i padukshem por real.Cdo kontribut sado i paket dhe nga kushdo eshte nje arme me shume ne kete beteje.

Me ndjenjen e solidaritetit qytetar dua t’Ju bej me dije se :

“Laboratori Intermedica” do te kryejë falas ,qe sot,dt.30 Mars e deri 30 Prill 2020,per pacientet e shtruar me koronavirus ne Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”( Sanatoriumi) analizat e meposhtme:

1. Prokalcitonina ( PCT)

2. D-Dimeri

3.Ferritina

4. Proteina C Reaktive.

Person kontakti prane Laboratorit Intermedica :

Thoma Vasili , telefon

+355 69 702 9735,

e-mail : [email protected]

Duke ju falenderuar per vemendjen Tuaj,

Me respekt

Dr. Vasil LLajo/ Dritare.net