Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Instalohen 50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese në Rivierën shqiptare!

Instalohen 50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese në Rivierën

50 bova do të instalohen në Parkun Kombëtar Sazan Karaburun deri në Sarandë për ankorimin e mjeteve lundruese. Lajmin e bëri të ditur sot ministri i turizmit Blendi Klosi i cili premtoi se do të ketë disa investime ë drejtim të zhvillimit të aktiviteteve detare turistike.

Instalohen 50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese në Rivierën

Kjo është një mundësi tha ai që bukuritë e plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe gjithë zonës së Rivierës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete lundruese.

Instalohen 50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese në Rivierën

“Në zbatim të politikave për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sazan Karaburunit, për të garantuar një zhvillim të gjithë ekonomisë së biznesit të turizmit detar, për gjithë zonën e Rivierës shqiptare do të hedhim sot 50 bova të reja të cilat janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t’u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së Rivjerës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi./L.F-dritare.net