
Infektohet me koronavirus, Voltana Ademi
E Martë 22 Shtator 2020, 10:10
Dritare.net
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, mësohet se është infektuar me koronavirus. Ajo ka kryer tamponin, pas kontakteve që ka pasur me persona të infektuar dhe përgjigja rezultoi pozitive. Mësohet se ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa tashmë është e izoluar në shtëpinë e saj. Ndërkohë pritet që edhe persona të tjerë, që kanë pasur kontakte me kryetaren e bashkisë, t'i nënshtrohen izolimit ose tamponit./L.F-dritare.net

















