
Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi!
E Mërkurë 28 Tetor 2020, 13:01
Dritare.net
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është infektuar me koronavirus. Po kështu mësohet se edhe shefi i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ka rezultuar pozitiv ndaj testit për Covid-19. Kujtojmë që ditën e djeshme, nga 284 raste të reja me Covid-19, në Gjirokastër janë shënuar 6 raste të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Gjirokastër tashmë ka Gjirokastër 128 raste aktive./L.F-dritare.net

















