Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Infektohet me koronavirus, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj

Infektohet me koronavirus, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”

Ai mund të jetë infektuar atë ditë kur shkoi në shtëpinë e një të prekuri, gjë që ia kërkuan në një emision televiziv.

Si ndodhi ngjarja disa ditë më parë:

Qytetari u intervistua në emision nga gazetarja, ndërsa ai denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me Covid-19.

Emisioni, ka telefonuar edhe shefin e urgjencës kombëtare, Skënder Brataj, i cili tha që do ta zgjidhte këtë situatë.

Brataj ka shkuar bashkë me një ambulancë në shtëpinë e personit në fjalë, dhe pas vizitës ka thënë se ai bashkë me shokun e tij edhe pse me temperaturë 38.5 gradë, janë shumë mirë. Por pak më vonë, vetë televizioni konfirmoi se rasti në fjalë është infektuar me koronavirus.

Shefi i Urgjencës tashmë është infektuar, ndërsa fati i gazetares nuk dihet ende/E.B-dritare.net

Infektohet me koronavirus, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj