
India regjistron më shumë se 5 milionë raste me Covid-19
Dritare.net
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Indi ka kapërcyer pesë milion, thonë zyrtarët. India është i dyti më i lartë në botë pas SHBA-së, për numrin e të infektuarve me Covid-19.
Virusi duket se po përhapet shumë më shpejt në Indi se çdo vend tjetër. Për 5 ditë rresht atje janë regjistruar më shumë se 90 mijë raste ditore.
Më shumë se 80,000 njerëz kanë vdekur. Në spitale ka mungesë të shtretërve të kujdesit intensiv dhe furnizimeve me oksigjen.
Rritja e infeksioneve vijon ndërsa qeveria vazhdon të heqë kufizimet në të gjithë vendin në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë, pasi humbi miliona vende pune që kur u godit nga virusi në mars.
Palestrat janë rihapur, ndërsa shkollat, kolegjet dhe sallat e kinemasë mbeten të mbyllura. Por shumica e vendeve të punës dhe tregjeve janë kthyer në normalitet, dhe shumë qytete po lejojnë restorantet dhe baret të rifillojnë shërbimin e alkoolit, i cili ka të ngjarë të rrisë grumbullimet.
Në fazat fillestare të Covid-19, India dukej se po e menaxhonte mjaft mirë situatën, duke imponuar një bllokim të rreptë, por virusi më pas goditi mega-qytete si Mumbai dhe kryeqytetin, Delhi, e më pas të përhapej kudo./L.F-dritare.net

















