
Incident në Maqellarë, simpatizantët e PD bllokojnë një makinë: Po blinin vota!
E Enjte 22 Prill 2021, 16:04
Dritare.net
Pak ditë para zgjedhjeve është shënuar sërish një incident në Maqellarë të Dibrës. Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bllokuar një mjet me pretendimin se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndan para në këmbim të votave. Simpatizantët kanë bllokuar makinën duke mos lejuar qarkullimin e saj. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kandidati demokrat për Dibrën Xhelal Mziu./L.F-dritare.net

















