Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Inceneratorët krijojnë sherr në LSI/ Manjani kërkon mbajtje përgjegjësie, Vasili e kundërshton, anëtarja e kryesisë e sulmon!

Inceneratorët krijojnë sherr në LSI/ Manjani kërkon mbajtje

Ish-ministri i Drejtësisë, nga LSI, Ylli Manjani ka kërkuar publikisht sot nga LSI, që të marrë përgjegjësitë politike në lidhje me inceneratorët që kanë hapur një debat të madh në vendin tonë.

Manjani thotë që LSI, duhet të mbajë përgjegjësi politike pasi sipas tij kjo forcë politike, kishte në dorë të ndalte të që ai e quan, masakër mjedisore.

Por ky postimin i Manjanit ka sjellë reagimin e ashpër të anëtares së kryesisë së LSI, Elona Guri, e cila hedh akuza ndaj Manjanit.

“LSI ka aq pergjegjesi per marrveshjet mafioze te incineratoreve, aq sa ka me licencat e notereve dhe dyqanet e burgjeve!”, shkruan Guri në rrjetet sociale duke akuzuar ish ministrin e Drejtësisë në kohën kur ai e drejtonte këtë dikaster.

Më i moderuar se Guri ka qenë nënkryetari i LSI, petrit Vasili i cili megjithatë i është përgjigjur Manjanit duke thënë se LSI nuk ka asnjë përgjegjësi për inceneratorët.

Postimi i Manjanit:

“Gjykoj se LSI mban përgjegjësi politike. LSI minimalisht kishte në dorë ta ndalte këtë masakër mjedisore, urbane, buxhetore dhe anti-integrim, por nuk e bëri! Mirë u çmend Lefteri, po të tjerët pse e lejuan që qeveria të vendosë brenda ditës?! Pse u lejua të shkelej dokumenti strategjik për trajtimin e mbetjeve?! Pse u lejua shkelja e angazhimeve të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit?! Kjo e fundit për LSI kishte në shumë kuptim se asgjë tjetër. LSI nuk ndali në fakt asgjë nga këto të liga anti-europë e anti-integrim të modelit Edi Rama, që po përjetojnë sot shqiptarët. Kur them LSI, fus dhe veten time për aq sa më takon në këtë përgjegjësi. Kjo është e vërteta, me të cilën nuk mund të luhet për asnjë arësye mendoj unë. As për të bërë Opozitë. Nuk është e thënë të jesh peng i të shkuarës, por distancimi nga ajo bëhet më i besueshëm me një ndjesë si fillim dhe, në vijim me një plan rikuperimi”.

Postimi i Gurit

“LSI ka aq pergjegjesi per marrveshjet mafioze te incineratoreve, aq sa ka me licencat e notereve dhe dyqanet e burgjeve!”

Postimi i Vasilit

Inceneratoret pergjegjesi vetem e Rames dhe e bashkehajduteve te tij, LSI zero lidhje me to!

Kujtdo, qe i vendosur ne sherbim te hallit, qe po mbyt Edi Ramen me incineratoret, po kerkon te lidhe LSI-ne me to i them qarte: LSI ka zero lidhje,ka zero pergjegjesi dhe zero mbeshtetje per incineratoret.

Ka pasur vetem nje rruge te LSI-se ne qeveri: zbatim te Kushtetutes dhe ligjit.

Askush nuk ka te drejte dhe nuk mund te guxoje te beje LSI-ne pjese te fajeve dhe pergjegjesive kriminale te Edi Rames per plehrat dhe incineratoret.

Kushdo qe ka vepruar kunder ketij vullneti te palekundur te LSI mban pergjegjesi totalisht personale dhe eshte thjesht nje rilindas i korruptuar me shume ne çeten e hajduteve te Edi Rames.

LSI ka mbajtur qendrime te prera dhe ne respekt absolut te ligjit dhe ja ka thene ne sy Edi Rames edhe kur ka qene ne bashkeqeverisje me te.

Personalisht edhe si minister i kam shprehur me shkrim Edi Rames qendrimin tim edhe per incineratoret, edhe per skandalin e arbitrazheve nderkombetare kur rrezikonim te humbnin 2 miliard euro, edhe per rolin e kompromentuar me Edi Ramen te ONM-se ne reformen ne drejtesi dhe mjaft te tjera.

Ndaj cdo ortakeri per te bashkefajesuar LSI-ne per te lehtesuar fajet monstruoze te korrupsionit te Edi Rames, qe ka kulmin e vet me incineratoret, meriton vetem perbuzje.

I.M-Dritare.net