Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Imzot Frendo: Besimet tona e dënojnë vetëflijimin. Mos lejoni sektet t'ju bëjnë lavazh truri!

Imzot Frendo: Besimet tona e dënojnë vetëflijimin. Mos lejoni

Tragjedia e një jave më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan në emër të besimit, ka ngjallur reagime të shumta. Kreu i Kishës Katolike, Imzot Xhorxh Frendo shprehet se ky është një keqkuptim i besimit duke përdorur Librin e Shenjtë të Biblës. Sipas Imzot Frendos, vetëflijimi është një eufemizëm ngatërrues, që feja e dënon. Ai thotë se, koncepti i ringjalljes dhe botës së përtejme shërbejnë për ta jetuar jetën më me përgjegjshmëri. Imzot Frendo u bën thirrje njerëzve që të mos bien pre e sekteve që u bëjnë lavazh truri.

“Ato pjesë nga Bibla që janë nënvizuar dhe janë keqkuptuar dhe në fakt është sistemi i Dëshmitatëve të Jehovait që marrim disa pjesë nga Bibla, jashtë kontekstit dhe duke ndërtuar tekstet e tjera mbi të njejtën Bibël. Flijim kujt? Zotit, besimit? Në fakt është kundër besimit të krishterë dhe kundër atij mysliman. Besimet tona ndalojnë, madje dënojnë vetëvrasjen. Fakti që Zoti do të ma shpërblejë pas punës sime në këtë botë sipas mënyrës sesi unë do të përdor kohën time, që të ndihmoj njerëzit, krijon më shumë përgjegjësi për mua, ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj Zotit. Dëshiroj të kenë kujdes, të mos lënë asnjë njeri që t’ju ushtrojnë lavazh truri se disa sekte vërtetë ushtrojnë një lavazh truri. Shpeshherë kur ka ndodhur një tragjedi, përfitojnë për të shkuar për t’i ngushëlluar duke treguar doktrinën e tyre. Kjo nuk është e mirë, kjo është një abuzim.", thotë Imzot Frendo./K.C/dritare.net