
Imzot Arjan Dodaj merr sot detyrën e Arqipeshkvit të ri të Kishës Katolike Shqiptare!
E Shtunë 22 Janar 2022, 10:10
Dritare.net
Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj merr sot detyrën. Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare.
Kjo ceremoni ka bërë bashkë sot edhe krerët e politikës shqiptare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Imzot George Frend dha dorëheqjen nga kujdesi i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës dhe emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj. Imzot Gerorge Frendo mbajti postimin e Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit për 5 vite nga emërimi i tij më 17 nëntor 2016./M.T/dritare.net

















