
Ilir Meta: Tre porositë e para që Rama i ka dhënë McGonigal kanë qenë kundër meje
Dritare.net
Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se porositë e para që Rama i ka dhënë ish-agjentit të FBI-së kanë qenë kundër atij vetë, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Presidentit të Republikës.
“Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Edi Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga FBI-ja, i ka dhënë kundër presidentit në detyrë në atë kohë Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme nën autoritetin e FBI-së, për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit dhe për të marrë dëshmi të rreme.
Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin.
Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin.
Ne kemi punën tonë dhe drejtësinë tonë. Ne kemi dhe drejtësinë e popullit.
Këta persona janë takuar dhe me prokurorë, dhe me gjykatës, me njerëz të drejtësisë dhe biznesmenë dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe dhe mashtruar”, tha Meta./dritare.net

















