Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Meta thirrje Dumanit: Florinjtë, vilat dhe fabrikat e mia, shpërndajua shqiptarëve!

Ilir Meta thirrje Dumanit: Florinjtë, vilat dhe fabrikat e mia,

Në vazhdën e sulmeve ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se nuk është i shqetësuar aspak për pasuritë që zotëron, ndaj i bëri thirrje zotit Dumani, t’ia marrë pasuritë dhe t’ia shpërndajë shqiptarëve.

“Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano. Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi”, tha Meta.

Dumdumani të gjitha vilat e mia t’i sekuestrojë e t’ia japë popullit. Këtu e vë krevatin te selia. Po të harrojë ai me atë çantën që lëviz si teveqel që të marr PL-në e t’ia çojë Edi Ramës.

Presidenti edhe duhet të vdesë për të mbrojtur integritetin e vendit, Kushtetutën. Por ky djali (Tedi Blushi) nuk e kishte për detyrë ta mbronte detin. Prandaj e kam këtu në krahun tim të majtë. Kam nevojë për kapedana e jo çimka”, u shpreh Meta sot në konferencë./L.F-dritare.net