Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Meta: Sot në SPAK vetëm pantallonat nuk mi hoqën!

Ilir Meta: Sot në SPAK vetëm pantallonat nuk mi hoqën!

Ilir Meta tregoi se gjatë marrjes në pyetje në SPAK për tre orë nga prokurorët, i kanë hequr orën e dorës madje i kanë marrë edhe çelësat.

“Isha pa telefon në SPAK. Sot më hoqën edhe orën e çelësat, nuk u mërzita shume. Pantallonat nuk mi hoqën dot. Mund ti heqin vetë pantallonat se janë modern. Se dhe SPAK është gati për të instaluar Prindi 1 dhe Prindi 2! Këto janë si Katicat e Maqedonisë! Ky është Katica e Shqipërisë.

Veprimet e mia janë transparente dhe të kulluara! Me këto veprime që bëjnë më shumëfishojnë forcat për tu përballur me fort dhe narko-shtetin dhe Katicat e narko-shtetit.

Nuk kam kryer asnjë ndërhyrje estetike. Për çdo shërbim shëndetësore që kam patur, ka qenë tërësisht transparent dhe konform rregullave”, tha Meta.

A i druheni një arrestimi të mundshëm të Monika Kryemadhit?

“Nuk merrem me këto parashikimet. Edhe Sashën ta arrestojnë, macën time të dashur që më mungon aq shumë. Beteja ime s’ka kthim pas. Qytetarët e ndershëm do t’i hedhin në kosh Katicat e Rama-Formës bashkë tarallakun”./L.F-dritare.net