Ilir Meta sulmon SPAK, mbron Berishën: Drejtësi që drejtohet nga narko-shteti!
Dritare.net
Kreu i PL Ilir Meta ka sulmuar SPAK, një ditë pasi Sali Berisha u mor i pandehur për dosjen Partizani.
Meta në konferencë me gazetarët e cilësoi Prokurorinë e Posaçme, si organizatë kriminale, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt që e bën fajtor Berishën në këtë dosje.
“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit për të marrë të pandehur pa prova, fakte dhe pa dokumente liderin historik të PD, Sali Berishën nuk është gjë tjetër veçse një akuzë politike e diktuar nga Edi Rama në funksion të axhendës së tij elektorale me qëllim asgjësimin e opozitës.
Shërbimi i verbër që SPAK po i bën narko-shtetit duke goditur drejtuesit e opozitës dhe duke mbrojtur korrupsionin është një poshtërim dhe tradhëti kombëtare ndaj Shqipërisë”, tha Meta./M.K-dritare.net