
Ilir Meta: Ndarja nga Monika, vendim i vështirë por i detyrueshëm!
Dritare.net
Ilir Meta foli sot sërish për divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta e cilësoi si vendimin më të vështirë të jetës së tij. Shkakun Meta ia atribuoi mospajtimit me ish-bashkëshorten për çështje politike.
“Ka qenë vendimi më i vështirë në jetën time, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që janë etike për vendin. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të forte që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve. Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrnin fund.
Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithkujt. Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar”, u shpreh Meta./L.F-dritare.net

















