
Ilir Meta: I kam të gjitha dosjet Edi Ramës, do i nxjerr në kohën e duhur!
Dritare.net
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se ai ka në zotërim fakte dhe dosje kundër kryeministrit Edi Rama.
Meta deklaroi sot gjatë një interviste se po pret kohën e duhur për t’i nxjerrë.
"E kam gjithnjë në kohën e duhur. Ai, Edi Rama, kujton se do i fshihet përgjegjësive duke shpikur këto.", tha Meta.
Ish-Presidenti, që ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se betejën e ka të fituar, pasi figura e tij është e pastër.
“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha", u shpreh ai./M.K/dritare.net

















