
Ilir Beqaj: Në baret dhe club-et e jugut, po sfidojnë shtetin dhe kovidin!
Dritare.net
Nga Ilir Beqaj
Lufta me Covid-19 është luftë në territor.
Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit.
Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë.
Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë.
Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”.
Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor.
Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia.
Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.
Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor.
Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit.
Koha është tani!/Marrë nga Facebook-u i autorit

















