Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Identifikohet i riu që dyshohet se vrau kalin e Farma Sotirës!

Identifikohet i riu që dyshohet se vrau kalin e Farma Sotirës!

Policia e Kolonjës ka vënë nën hetim 24 vjeçarin e identifikuar si Oresti Mezini, pasi dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një kalë dhe plagosi një tjetër të Farma Sotira Agroturizëm. Ndaj të riut rëndon akuza e veprës penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Për këtë ngjarje pati një reagim masiv në rrjetet sociale, pasi Jonida Hëna, e publikoi në rrjetet sociale, duke treguar me dhimbje të madhe, atë që kishte ndodhur./L.F-dritare.net