
Ibsen Elezi: Çfarë i shkrova Donald Trump-it për Këlliçin!
Dritare.net
Ibsen Elezi i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” nga gazetari Ermal Peçi në DritareTV zbulon shkresën që i ka çuar Donald Trump-it për Belind Këlliçin, pasi ky e fundit e takoi dhe bëri një foto me të.
“Unë i kam çuar një shkresë Donald Trump-it në të cilën kam shkruar: “Belind Këlliçi vjedh votat e demokratëve siç jua kanë vjedhur votat juve në Amerikë.” Po e lexoi ai këtë letër, nuk e takon më Belindin se e kupton çfarë hajduti është. Kur kam garuar përballë Berishës kam kërkuar dy gjëra: “Për të fituar zgjedhkej duhet të rregullohet partia me disa standarde minimale. Dhe për ta bërë këtë duhet t’i presim karrierën politike atyre njerëzve që janë mashtrues. Në 2018-ën kur në sallë ishin 1900 karrige, Belind Këlliçi ka firmosur për 5000 votues. Ky ështe mashtrim. Ky person e ka damkosur veten me manipulim edhe nuk sheh më hajër në politikë. Sepse dikush që vjedh votën, në Shqipëri duhet t’i kërkohet ndërprerje e karrierës politike.”, tha zoti Elezi në DritareTV./K.C/dritare.net

















