Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I vëllai gazetar sportiv ndërroi jetë, reagon Enkel Demi

I vëllai gazetar sportiv ndërroi jetë, reagon Enkel Demi


Është ndarë nga jeta sot gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Gazetari prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Për ikjen para kohe të Saimir Demit ka shkruar edhe v ëllai i tij, gazetari Enkel Demi.

"Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.
I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.
Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.", shkruan Enkel Demi në rrjetet sociale./K.C/dritare.net

I vëllai gazetar sportiv ndërroi jetë, reagon Enkel Demi