Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I tha Ballës skizofren dhe idiot/ Merret vendimi për Petrit Vasilin!

I tha Ballës skizofren dhe idiot/ Merret vendimi për Petrit Vasilin!

Ditën e sotme është mbledhur Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën lidhur me kërkesën e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja e Petrit Vasilit në seancën parlamentare të ditës së sotme.


Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

Deputeti, gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, shpërtheu ndaj Kryetarit te Grupit të PS, Taulat Balla, duke iu drejtuar me fjalë fyese në fillim të punimeve te seancës plenare.

Deputeti iu drejtua Ballës me termat “skizofren” dhe “idiot”.

“Skizofren, mos bëj si idiot. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të pr/ligjit. Por s’jemi në këtë rast. S’ka lidhje fare. Qetësohu ore! (I kthehet Ballës)”, tha Vasili në Kuvend.

Kështu, nën drejtimin e Klotilda Bushkës, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 ditë”. Ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 25 nëntor./dritare.net