
I shpértheu motori në ajër/ Ndalohen fluturimet me avionët Boeing 777
E Hënë 22 Shkurt 2021, 08:08
Dritare.net
Boeing ka rekomanduar ndalimin e fluturimit në të gjithë botën për më shumë se 120 nga avionët e saj “777”, pas rastit të djeshëm në SHBA, ku njërit prej aeroplanëve i mori flakë motori ndërsa ishte në ajër. Kompania u shpreh se, duhet të ndërpresin operacionet deri sa të kryhen inspektimet e duhura. Shumë linja ajrore në botë, kanë ndërprerë flurimet me 777-ën, që përdorin motorët Pratt & Whitney PW4000, ndërsa kërkojnë të merren masa shtesë. Këta lloj avionësh përdoren edhe në Japoni e Kore të Jugut, ndërsa kjo e fundit tha se, po monitoron situatën dhe nuk ka ndërmarrë ende një vendim./K.C/dritare.net

















