
Tërmeti shkatërrues në Turqi, Erdogan: Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku!
E Hënë 6 Shkurt 2023, 08:08
Dritare.net
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka reguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi, që la pas 79 viktima. Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku.
"Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.
Ai tha se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera ishin në gatishmëri./M.T/dritare.net

















