
I riu vdiq pasi u hodh nga kati i tretë, reagon spitali Shefqet Ndroqi!
Dritare.net
Spitali Univeristar Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer në spital Covid, për shkak të situatës së pandemisë, ka reaguar në lidhje me 29- vjeçarin, XH.K i cili në orët e para të mëngjesit të së enjtes, është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali, duke humbur jetën.
Spitali, shprehet se organet kompetente po hetojnë në lidhje me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, ndërsa spitali siguron qytetarët për ofrimin e plotë të shërbimeve.
REAGIMI I SPITALIT
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.
I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë./ I.M-Dritare.net

















