
I riu me sindromën e rrallë: Të lutem, mos më lëndo!
Dritare.net
"Unë kam lindur me sindromën Treacher Collins. Është një sëmundje që shkakton deformime të fytyrës, probleme të frymëmarrjes dhe dëgjimit, por nuk dëmton aktivitetin e trurit.
Ndoshta shumë njerëz e njohin këtë sëmundje nga filmi Wonder. Protagonisti, i cili ka lindur me këtë sindromë, në shkollë vuan sulme, ngacmime dhe tallje për shkak të pamjes së tij të jashtme.
Unë kam bërë shumë operime në fytyrë. Deri në moshën 19-vjeçare unë isha pothuajse i shurdhër ndërsa tani dëgjoj falë një aparati dëgjimi. Si fëmijë kisha dëshirë të dukesha si fëmijët e tjerë, brenda një kohe të shkurtër. Por ndryshe ndodhi. U deshën shumë vite dhe shumë operacione për t'u bërë siç jam tani.
Familja ime u mundua për mua, që të kisha një jetë të qetë. Dua t’i falënderoj sepse më dhanë vetëm dashuri. Fatkeqësisht, jo të gjithë fëmijët kanë pasur të njëjtin fat. Bota ka qenë e keqe për mua. Që kur isha fëmijë, pamja ime ka sjellë reagime të ekzagjeruara dhe përbuzje. Qaja në heshtje që të mos lëndoja prindërit e mi.
Jam tallur nga moshatarët dhe të rriturit. Bullizmi më lëndoi, u ndjeva i përbuzur. Nuk dija çfarë të bëja që të mos më shihnin. Ata më quanin përbindësh, duke qeshur pas shpine. Pas shumë vitesh ku u mundova të fshihesha, pata guximin të tregoja fytyrën time në rrjetet sociale. Aty ku pata sulmet më të tmerrshme.
Sot po flas për veten dhe të tjerët. Së bashku mund ta ndalim këtë fenomen. Të lutem, ji i sjellshëm, mos më lëndo”.
*Monologu i Raffaele Capperi kundër bullizmit./L.F-dritare.net

















