Na ndiqni edhe në

Moti

I nxehti afrikan/ Ja në cilat qytete në vend do të ketë temperatura ekstreme!

I nxehti afrikan/ Ja në cilat qytete në vend do të ketë

Vala e të nxehtit afrikan ka pushtuar vendin duke rritur ndjeshëm temperaturat. Për të mësuar më tepër rreth situatës së motit, në studion e lajmeve ishte i ftuar sinoptikani Hakil Osmani. Për të gjithë ata që kanë nisur planifikimin e pushimeve Osmani tregoi se temperaturat e kësaj fillim jave do të na shoqërojnë edhe në vazhdim.

"Pritet që këto temperatura të rriten ende duke kapur vlerën maximale të 40 gradë celsius, si pasojë e valës së të nxehtit që vjen nga kontinenti afrikan. Këto masa do të sjellin vlera ekstremisht të larta, duke rritur temperaturat me gati 10 gradë nga temperaturat normale të muajit qershor. Vranësirat kalimtare që kanë qenë prezente gjatë ditës mund të jenë si reshje shiu kryesisht në zona të thella malore.

Nga dita e martë dhe në vazhdim i gjithë territori shqiptar do të jetë me mot të kthjellët dhe me temperatura ekstremisht të larta. Shkodra, Tirana dhe Berati do të jenë qytetet, në të cilat termometri do të shënojë temperaturat më të larta"/M.T/dritare.net