
Tërmeti/ Nis dhënia e granteve në Durrës, Rama: Do të përfitojnë 7449 familje!
E Shtunë 11 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj së bashku me kryetaren e Durrësit Emirjana Sako kanë zhvilluar sot një takim ku dhe kanë njoftuar nisjen e dhënies së granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Janë 7449 familje që do të përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.
Rama, gjatë fjalës së tij tha: “18 miliardë dollarë do të jepen për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat. Ka filluar edhe puna për ndërtimin e shtëpive individuale. Në fillim të vjeshtës do hapen dyert e banesave. Sa për ato kolektive do të duket pak më shumë kohë. Ne nga ana jonë nuk po i lëmë asnjë gjë mangët"./E.B-dritare.net

















