Sulmi në Veri, Adriana Matoshi mesazh BE-së: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën!
Thursday 28 September 2023, 14:02
Dritare.net
Deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi ka reaguar më një mesazh për ndërkombëtarëve pas sulmit në Veri të Kosovës.
Matoshi ka marrë pjesë sot në Kuvend e veshur me një bluzë të bardhë që mbante mbishkrim, mesazhin për BE-në.
“BE: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën. Masa kundër shtetit terrorist, jo shtetit paqësor”, shkruhej në bluzë.
