
Sulmi në sinagogë në Jerusalem, arrestohen 42 persona!
Dritare.net
Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një sinagogë në Jerusalemin Lindor të premten.
Shtatë persona u vranë dhe të paktën tre të tjerë u plagosën, në sulmin më vdekjeprurës të këtij lloji në vite.
Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov të qytetit rreth orës 20:15 me orën lokale (18:15 GMT).
Policia tha se dy persona u plagosën të shtunën në një "sulm terrorist" të veçantë jashtë qytetit të vjetër.
Sulmuesit e së premtes dhe të së shtunës janë "neutralizuar", tha policia.
Mediat lokale e identifikuan njeriun që sulmoi sinagogën si një palestinez nga Jeruzalemi Lindor, të cilin policia e përshkroi si "terrorist".
Duke folur në skenën e sulmit, komisioneri i policisë izraelite Kobi Shabtai e quajti atë "një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit".
Adhuruesit izraelitë ishin mbledhur për lutje në fillim të Shabatit hebre në një sinagogë në vendbanimin hebre dhe po largoheshin kur personi i armatosur hapi zjarr. Policia thotë se më pas oficerët e kanë qëlluar për vdekje.
Ekipet e mjekësisë ligjore po hetojnë një makinë të bardhë që duket se drejtohej nga personi i armatosur.
Grupet militante palestineze vlerësuan sulmin, por nuk thanë se një nga anëtarët e tyre ishte përgjegjës./BBC/M.T/dritare.net

















