Atentati në Rinas, i plagosuri Mustafa Sheqeri, punonjës i AMP-së
Dritare.net

I plagosuri në atentatin mafioz në Rinas është punonjës i Agjencia Mbikëqyrjes Policore. Raportohet se bëhet fjalë për punonjësin Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Mustafa Sheqeri kishte rreth dy muaj në AMP.
Sheqeri ishte rekrutuar në këtë institucion kur nuk kishte drejtues. Është punësuar pas dorëheqjes së Florian Sulejmanit, dhe drejtohej nga Artjol Saliasi. Sheqeri është rekrutuar dhe është punësuar në AMP por Eduart Merkaj kishte nisur procedurat e shkarkimit pasi sipas burimeve nga grupi hetimor kishte kërkuar leje njëmujore por nuk kishte dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe drejtori kishte nisur procedurat e shkarkimit.
Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ndodhi teksa Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u kthyen nga Barcelona ku dyshohet se ndodheshin prej datës 7 nëntor. Makina e tyre ka qenë e parkuar në Rinas që në këtë datë dhe ditën e sotme që janë kthyer kanë marrë automjetin, ku u pritën nga breshëria e plumbave./dritare.net