I ndërton Ndragheta/ Ironia e Ramës me përgjimet nga lagjja e re në Vaqarr
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama nga lagjja e re që po rindërtohet në Vaqarr, ka ironizuar përgjimet e Ndragheta-s, që kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe politikës shiqptare ditët e fundit. Rama tregoi një bisedë që ka bërë me një komentues në Facebook: "Njëri në facebook thoshte, ore po gjithë këto ndërtime? Kush i bën këto ndërtime kur nuk ka punë? I bën Ndragheta i thashë, me mafien...", tha Rama, duke qeshur. Kryeministri vijoi duke theksuar se vetëm nga këto kantiere ndërtimi që janë hapur për rindërtimin nga tërmeti i Nëntorit të 2019-ës janë punësuar 27 000 persona. Lagjja e re po ndërtohet me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare, për infrastrukturën, qendrën komunitare, shkollën e njësinë administrative dhe Fondacionit "Fundjavë Ndryshe", që po investon dhurimet e qytetarëve për familjet e prekura nga tërmeti, në 20 shtëpi të reja./dritare.net