Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi ndaj Berishës, Bamir Topi: Mund të jetë vepër e shërbimeve të huaja, Tirana terren ideal!

Sulmi ndaj Berishës, Bamir Topi: Mund të jetë vepër e

Ish-presidenti Bamir Topi mendon se sulmi që iu bë sot ish-kryeministrit Berisha, mund të jetë një vepër e shërbimeve të huaja për të destabilizuar situatën.

Topi tha në News24 se Tirana përbën një terren të përshtatshëm për shërbimet e huaja jo partnere.

Ai bëri thirrje për një hetim të hollësishëm, sidomos në momentin kur në vend ndodhin dy ngjarje të rëndësive të mëdha si samiti dhe dhunimi i liderit historik të Partisë Demokratike gjatë një proteste.

“Një variant është ai që qarkullon, një variant thotë që është një njeri i futur. Është një njeri që na bën të mendojmë se mund të jetë edhe njeri i shërbimeve. E kam thënë dhe herë tjetër, nuk ka terren më të përshtatshëm se sa Tirana për shërbimet e huaja, jo partnere. Në këtë terren kaq liberal mos u habisni. Në momentin kur zhvillohet një samit kaq i rëndësishëm, dhe nga ana tjetër dhunohet lideri historik i Partisë Demokratike, kjo kërkon një skaner të fortë hetimi”, tha Topi./J.H/dritare.net