
I mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdiaj, dënohet me 18 vite burg Arjan Tase
Dritare.net
Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Arjan Tasen, ish-policin i cili përplasi me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj.
“Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri Arjan Tase, ka qenë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij Jonada Avdia, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura ndërroi jetë në moment”, njofton Prokuroria./K.C/dritare.net

















